Avokati Koci mbërrin në Serbi, konfirmon se e gjeti vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit

Avokati Arianit Koci, i autorizuar si përfaqësues i familjes së Faton Hajrizit ka konfirmuar se ka mbërritur në Serbi dhe se e ka gjetur vendin ku po mbahet trupi i tij.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Koci ka thënë se për detaje tjera në lidhje me rastin do të lajmërohet gjatë ditës.

Faton Hajrizi, shtetas kosovar, ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Në orët e para të 18 korrikut, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Një ditë më vonë, autoritetet serbe raportuan për vrasjen e tij.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 22 korrik bëri të ditur se kanë konfirmuar identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përmes Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor (ILECU) në kuadër të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika