Zyrtari policor Idriz Gashi i cili u raportua se mori pjesë në një tubim elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës në një fshat në Skenderaj doli të mos ketë qenë pjesëmarrës aty.
Kjo është bërë e ditur nga avokati i tij, Arianit Koci.
Koci përmes një postimi në Facebook ka thënë se drejtësi triumfoi dhe u vërtetua se Gashi nuk mori pjesë në tubim.
Si rezultat, rreshteri Gashi është rikthyer në detyrat e tij policore.