Avokati Musa: Vendimi për dënimin e Mustafës është i padrejtë

Avokati, Skender Musa

Avokati, Skender Musa, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se vendimi për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës është i lartë dhe sipas tij, procedura penale në të cilën është zhvilluar ka pasur të meta të mëdha dhe lëshime procedurale.

“Sa i përket vendimit të Gjykatës Speciale dhe krahasimeve që po i bëni me të akuzuarit për krime lufte në Republikën ish-Federative të Jugosllavisë, kanë dënime shumë më të ulëta”, ka thënë Musa.

Sipas tij, nuk duhet humbur shpresa për ulje të dënimit sepse është shkalla e parë dhe është shkalla e Apelit.

“Nuk duhet t’ia lëmë fajin trupit gjykues nëse nuk janë sfiduar të gjitha provat e paraqitura nga ana e Prokurorisë, dhe nëse provat nga ana e mbrojtjes nuk janë paraqitur në momentin e duhur, dhe nuk kanë këmbëngulur që këto prova ta fitojnë peshën e njëjtë si provat nga ana e Prokurorit të Shtetit”.

Avokati Musa ka potencuar se vendimi për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, Sali Mustafës është i padrejtë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika