Avokati: Nuk ka pasur prova e as bazë ligjore për dënimin e Pjetër Shalës

Avokati Skender Musa ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e Pjetër Shalës me 18 vjet burgim

Avokati Skender Musa ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shalës, me 18 vjet burgim.

Musa ka vlerësuar se vendimi është i pabazë dhe se s’ka prova ligjore.

Pjetër Shala, i njohur si “Ujku”, u shpall fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në një fabrikë metalike në Kukës gjatë luftës në Kosovë, midis 17 majit dhe 5 qershorit të 1999.

“Mendoj që nuk ka pasur prova dhe bazë ligjore për të shqiptuar një dënim të tillë, madje edhe për të shpallur fajtor zotin Shala lidhur me akuzat që i janë veshur”, ka thënë Musa në një intervistë për “FIVE” të Dukagjinit.

Avokati gjithashtu kritikoi pretendimet e Gjykatës Speciale se UÇK-ja është “ndërmarrje përbashkët kriminale”, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe të motivuara politikisht. Ai shtoi se ky term shkel dispozitat e procedurës penale, pasi Shala është akuzuar individualisht dhe jo në bashkëkryerje me të tjerët.

“Kjo është shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale për shkak se ky është akuzuar si individ dhe asnjë person nuk është i akuzuar në bashkëkryerje me këtë person. Dhe këtë term si ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’, është ajo pjesa që gjithë opinion duke na përfshirë edhe ne juristëve dyshojmë më tepër ka motive politike sesa që ka asket juridike dhe drejtësi. Ky dënim vetëm sa e forcon bindjen tonë si qytetarë se kjo gjykatë nuk është duke vepruar drejt me ushtarët e UÇK-së”, ka shtuar Musa.

Musa gjithashtu shprehu bindjen se vendimi i shkallës së parë mund të ndryshojë në Gjykatën e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

“Duhet të punohet shumë në rastin e zotit Shala për Gjykatën e Apelit, pasi ky vendim mund të atakohet fuqishëm dhe mund të ndryshojë. Ose çështja mund të kthehet në rigjykim sepse pavarësisht vendim të shkallës së parë, vendimi i Apelit i analizojnë shkelet procedurale edhe mos e provuarit e drejtë, mospeshimin e provave në mënyrë të drejtë…”, deklaroi Musa.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika