Avokati Osmani: Dy zyrtarët e MINT-it dhe Ridvan Muharremi janë të pafajshëm

Durim Osmani, avokati i Irfan Lipovicës nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka përfshirje në keqpërdorimin e rezervave shtetërore

Durim Osmani, avokat i Irfan Lipovicës, zyrtar i Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT)

Durim Osmani, i cili është avokat i Irfan Lipovicës, zyrtar i Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT),  ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka dorë në keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Po ashtu, avokati Osmani tha se edhe zyrtari tjetër i MINT, Hafiz Gara dhe afaristi Ridvan Muharremi të dy të arrestuar, janë plotësisht të pafajshëm.

“Mendojmë që në rastin konkret nuk ka vepër penale… Detyra e avokatit është me mbrojt klientin, rrallë ka raste kur mbrojmë njerëz të pafajshëm, dhe I tillë është klienti im, edhe Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi, pas analizimit të shkresës së këndës… Edhe ata janë të pafajshëm plotësisht”, ka thënë ai në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit.

Tutje ai tha se tre të dyshuarit janë arrestuar bazuar në perceptimin e një gazetari dhe jo në një linjë të pavarur.

“Janë raste të rralla se përmes një perceptimi të gazetarit se çfarë është dhe çfarë nuk është vepër penale, atë linjë e ka ndjek prokuroria, duhet me ndjek një linjë profesionale të pavarur edhe nga studiot televizive”, tha ai.

Ai ritheksoi se të dyshuarit nuk e kanë shkelur ligjin, por sipas tij edhe nëse do të shkelej, klienti i tij Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi nuk do kishin përgjegjësi.

“Edhe nëse është bërë shkelje e ligjit, edhe pse s’është bërë, nuk është përgjegjësi e Irfan Lipovicës, e as Ridvan Muharremit që nuk është person zyrtar, nuk është person që mundet me kry këtë lloj vepre penale”, tha ai.

Tutje ai tha se “pagesa e avancit” nga MINT është bërë sipas rregullave dhe se sipas tij ligji e lejon.

“Pagesa e avancit është bërë sipas rregullave, e lejon ligji për buxhetin. Sipas rregullores në fjalë, lejohet edhe moscaktimi i policës së ezkekutimit të kontratës, aty ligji e përdor fjalën mund”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika