Masën e paraburgimit për dy muaj ndaj Nuredin Lushtakut, avokati i tij Artan Qerkini e ka quajtur të kundër ligjshme.
I ftuar në emisionin “Five” të Rtv Dukagjinit, Qerkini ka thënë se vazhdimi i paraburgimit për klientin e tij ka qenë e pa nevojshme.
Sipas tij, arsyetimi i Gjykatës ka qenë se duhet të intervistohen dy policë, por avokati Qerkini është shprehur se ata tashmë janë intervistuar një herë, dhe se nuk është e ligjshme të vazhdohet paraburgimi për riintervistimin e tyre.
“Në ndërkohë në 30 ditët e paraburgimit, gjykata i ka marrë në pyetje ata dy dëshmitarë dhe I ka rimarrë në pyetje shumicën e dëshmitarëve që kanë qenë policë të Kosovës”, ka thënë ai.
“Asnjëherë në praktike nuk ndodhë vazhdimi i paraburgimit për shkak të rimarrjes në pyetje”, ka vazhduar Qerkini.
Avoakti i Nuredin Lushtakut, ka bërë të ditur se këto ditë do të ankohen në Gjykatën e Apelit, në mënyrë që të anulohet vendimi për vazhdimin e paraburgimit për klientin e tij.
“Gjykata në mënyrë të paligjshme e ka vazdhuar paraburgimin për këtë arsye ne do të ankohemi në gjykatën e apelit”, ka deklaruar Qerkini.
Avokati Qerkini, ka thënë se masa e parburgimit nuk konsiderohet dënim, kurse me këtë vendim të Gjykatës për vazhdimin e paraburgimit sipas tij pa fakte të qëndrueshme, masa e paraburgimit po bëhet dënim për klientin e tij.
“Tek ne masa e paraburgimit po kosniderohet si dënim, kjo masë nuk është dënim. Nëse vazhdohet paraburgimi, pa u plotësu kushtet ajo pastaj është dënim. PAraburgimi është masë mbrojtëse, nëse ekzisojnë provat për arratisje, apo ndikim dëshmitarëve”, ka deklaruar Qerkini.
I pyetur se si ka arritur arma zyrtare e policit të përfshirë në incident me Lushtakun, në duart e Bekim Jasharit, avokati Qerkini ka thënë se duhet t’i presim hetimet për këtë gjë.
Gjykata Speciale
Sipas avokatit Artan Qerkini, Gjykata Speciale në Hagë, përdorë metoda që nuk i përdorin gjykatat e rregullta.
Qerkini është shprehur se kjo gjykatë është duke i shkelur disa prej të drejtave themelore të të pandehurve.
Sipas tij, vendimet e gjykatës nuk po përkthehen në gjuhën shqipe.
“Ajo i ka shkelur në masë të konsiderueshme disa prej të drejtave dhe atë të drejtën për përdorimin e gjuhës. Vendimet nuk janë duke iu përkthyer të pandehurve.Z. Gucati dhe Haradinaj janë dënuar dhe ne nuk kemi aktgjykim në gjuhën shqipe të plotë”, ka thënë ai.
Për mungesën e përkthimit në gjuhën shqipe, Qerkini ka bërë të ditur se është ngritur shqetësimi tek Avokati i Popullit që funksionin në kuadër të Gjykatës Speciale.
Një nga vendimet absurde sipas Qerkinit është edhe vazhdimi i paraburgimit për ish-krerët e UÇK-së.