Avokati Qerkini: Ka zvarritje të procedurës në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Avokati, Artan Qerkini, ka thënë se ka zvarritje të procedurës në rastin e "Thaçit dhe të tjerëve", pasi prokuroria e Hagës po i mbanë qe dy vite në paraburgim ish-pjesëtarët e UÇK-së, dhe ende nuk janë dorëzuar të gjitha provat

Artan Qerkini, avokat

Avokati, Artan Qerkini, ka deklaruar se për çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria e Specializuar në Hagë po ndikon në “masë të madhe” që procedura të zvarritet.

Qerkini ka thënë se në një proces gjyqësor ku aktakuza është ngrit në qershor të vitit 2020, dhe tani jemi në vitin 2022, dhe se ende të mos dorëzohen të gjitha provat për dy vite, sipas tij është e papranueshme.

“Sepse në një proces gjyqësor ku aktakuza është ngrit në qershor të vitit 2020 dhe tani jemi në vitin 2022 ende të mos dorëzohen të gjitha provat për dy vite vërtetë është e papranueshme, e sidomos nëse merret parasysh fakti se të gjitha ligjet procedurale të shteteve demokratike e parashikojnë se në rastet, që kur i pandehuri është në paraburgim, procedura duhet të jetë e shpejtë, sepse dikujt i është marrë liria pa një vendim gjyqësor të formës së prerë dhe për këtë arsye procedura duhet të jetë e shpejtë”, ka deklaruar Qerkini.

Në RTV Dukagjini për emisionin FIVE, avokati Qerkini ka thënë se gjatë konferencës së 14-të për rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, palët në procedurë debatuan në lidhje me shpalosjen e materialit proceduralë.

Artan Qerkini, avokat

Sipas tij, materiali proceduralë është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen, sepse pa e pas në dispozicion materialin, pra provat, mbrojtja nuk mund të e fillojë punën e vet.

“Sepse mbrojtja e ka për detyrë që ato prova që i merr fillimisht t’i shikojë në aspekt të pranueshmërisë se a janë marrë në përputhje me rregullat procedurale, e pastaj ta shikojë relevancën dhe fuqinë prodhuese të tyre”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, sipas tij pa i pasur në dispozicion këto prova ajo nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Ndërsa, koordinatori në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija, ka thënë se vet fakti që dosja është shumë voluminoze, edhe vonesat ndikojnë tek përgatitja  e mbrojtjes.

“E gjithë kjo rregullore po e vënë në vështirësi mbrojtjen, kodi i procedurës të Kosovës dallon nga ajo i Dhomave të Speciales në Hagë. Rreth 270 orë vetëm për t’i dëgjuar  dëshmitarët, shqyrtimi kryesor mund te kryhet brenda 3 viteve”, ka deklaruar Alija.

Ndërsa, sipas tij, masa me e rëndë është paraburgimi, dhe se kjo është me e shpeshta e zbatueshme.

Gjithashtu, Qerkini, ka thënë se prokuroria e Hagës nuk ka të drejtë t’i mbajë në paraburgim ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime lufte.

Qerkini për Thaçin dhe të tjerët: Nuk ka logjikë që të mbahen në paraburgim

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika