Avokati Selimaj: E dyshuara që keqtrajtoi të moshuarën në Pejë mund të ketë ikur në Gjermani

Avokati Meshar Selimaj ka thënë se e dyshuara për sulmin fizik ndaj të moshuares në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, mund të ketë ikur në Gjermani. Ndërsa, ka theksuar se Prokuroria nuk ka ngritur ende aktakuzë ndaj saj

Avokati Veton Berisha thotë se Pelaj gjendet në Kosovë

Avokati Meshar Selimaj ka thënë se Aurona Pelaj, e cila dyshohet për sulmin fizik ndaj një të moshuare në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, mund të ketë ikur në Gjermani.

Në një intervistë për EA, të premten e 27 janarit, Selimaj që është avokat i të moshuarës, ka theksuar se Prokuroria nuk ka ngritur ende aktakuzë ndaj saj.

“Me informacionet që kam, Aurona Pelaj mund të gjendet në Gjermani. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në gjykatë dhe gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelajn. Duhet të paraqitet me thirrjet, dhe nëse nuk paraqitet, merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”, ka thënë ai.

Ndryshe, Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur t’ua ndërpresë paraburgimin tri infermiereve që u arrestuan në lidhje me sulmin fizik ndaj një të moshuareve në nëntor të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika