Avokati Shkoza: Modeli gjerman për Asociacionin e shkel Kushtetutën

Avokati, Armend Shkoza, ka thënë se modeli gjerman për Asociacionin është kundër Kushtetutës

Avokati, Armend Shkoza





Avokati, Armend Shkoza, ka theksuar se modeli i Gjermanisë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Kjo, sipas tij, për shkak se një Asociacion i tillë do të jetë monoetnik, i cili përbëhet nga dhjetë komuna të gjitha me shumicë të popullatës serbe.

“E shkel kushtetutën. Kemi të bëjmë me një entitet monoetnik, vetinicimi i themelimit të këtij entiteti juridik përbëhet prej 10 komunash që identifikohen me shumicë serbe. Kemi probleme me emërtime i referohet vetëm një etnie”, ka thënë Shkoza.

Tashmë, sipas avokatit Shkoza, nuk kemi të bëjmë me një organizatë joqeveritare. Asociacioni, sipas tij, është më shumë se aq.

Një lloj i tillë i Asociacionit, siç ka thënë Shkoza, nuk ka shumë dallim me atë që është nënshkruar në Bruksel në vitin 2013 dhe në dokumentin implementues të datës 25 gusht 2015.

I vetmi dallim, sipas tij, është “pjesa sqaruese në raport me kontrollin kushtetues të statusit dhe akteve që nxjerrët”, siç e i ka quajtur ai “nga aktet e zajednicës”.

“I vetmi dallim, i cili sipas meje, është trik balancues juridik, është kur flasin për të drejtën e qeverisëm, duke e kontestuar statutin pranë gjykatës kushtetuese”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika