Avokati Sopjani për përleshjen e policëve me Lushtakun: Sulmi ishte i paramenduar

Avokati - Shkëlzen Sopjani, ka thënë se sulmi ndaj Policëve të Kosovës në rastin e përleshjes së tyre me Nuredin Lushtakun, ka qenë i paramenduar

Shkëlzen Sopjani – Avokat

Pas raportimit të përleshjes së dy policëve me ish-nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, avokati Shkëlzen Sopjani, ka deklaruar se i njëjti sulm ishte i paramenduar.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, lidhur me rastin, Sopjani ka theksuar se nuk ka qenë asgjë e rastësishme.

“Kjo çka ka ndodhur mbrëmë, është diçka që nuk përshkruhet se sa e ulët është. Nuk ka asgjë të rastësishme. Ky ka qenë sulm i paramenduar. Njerëzit kanë shkuar me armë të armatosur që të konfrentohen me policinë”, është shprehur Sopjani.

Selimi: Ajo çfarë ka ndodhur në Skenderaj është e papranueshme

Në anën tjetër, ngjarjen e ndodhur në Skenderaj të shtunën e dy korrikut, ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e ka quajtur të papranueshme.

Sipas tij, policia gjithmonë ka të drejtë.

Kjo sepse siç thotë Selimi, policët janë të trajnuar me standarde të larta, dhe në momentin që polici shkel ndonjë rregull, atëherë ai ka potencuar se ka mekanizma të mjaftueshëm për ta ndjekur atë.

Selim Selimi – ish-ministër i Drejtësisë

“Ajo çfarë ka ndodhur në Skenderaj është e papranueshme, sepse askush nuk mundet të shkojë në atë mënyrë dhe të ballafaqohet me policinë. Polici gjithmonë ka të drejtë. Këtë po e them si një qytetar i një shteti ku polici trajnohet me standarded më të larta, andaj fjala e parë e policit gjithmonë duhet të jetë fjala që duhet të dëgjohet e pastaj në momentin kur polici e shkel ndonjë rregull, ka mekanizma të mjaftueshëm për ta ndjekur atë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika