Avokati Tomë Gashi: Rasti i vrasjes së Lulzim Fejzullahut është krejtësisht ordiner

Avokati Tomë Gashi, zyrtarisht avokat i familjes Fejzullahu, ka folur në Radio Dukagjin lidhur me vrasjen brutale të Lulzim Fejzullahut në Podujevë. Ai ka raportuar mohimet nga dorasit për epilogun e rastit dhe ka dorëzuar dokumentacionin në IPK si përfaqësues i palës së dëmtuar dhe për dyshimet mbi raportin e policisë ai ka thënë se ky institucion së shpejti do të del me një raport

Tomë Gashi, avokat

Avokati Tomë Gashi ka folur lidhur me rastin e vrasjes brutale të të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

Gashi që tashmë zyrtarisht është edhe avokat i familjes Fejzullahu ka folur në emisionin Magazinë në Radio Dukagjin.

Ai ka thënë se ka qenë kërkesa e familjes së viktimës, gjegjësisht axhës së tij që ti përfaqësoj pranë organeve kompetente.

Sa i përket deklarimeve të të akuzuarve në gjykatë, avokati Gashi ka thënë se janë informuar nga prokuroria se tashmë në deklarimin e tyre ata kanë mohuar epilogun e këtij rastit, përkatësisht vrasjen e Lulzim Fejzullahut.

Kurse sa i përket raportimit të policisë i cili dyshohet se ka pasur lëshime lidhur me rastin, Gashi ka thënë se tashmë ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm si përfaqësues i familjes së viktimës në Inspektoratin Policor të Kosovës, institucion ky i cili po merret gjithashtu me rastin dhe se  sipas tij “për pak ditë pritet të dorëzohet një raport nga ky institucion” se çfarë ka ndodhur me raportin e policisë.

Sa i përket dënimeve me vdekje për të cilat Gashi ka folur më parë, ka thënë se “shqiptarët nuk mbushen mend” derisa nuk marrin dënime kapitale.

“Vetëm mundësia e shqiptimit kapital” mund të jetë si masë parandaluese.

Ai ka thënë se rasti i ndodhur në Podujevë s’ka të bëjë me politikën, por sipas tij është rast “krejtësisht ordiner”, ka thënë ndër të tjera avokati Gashi në Radio Dukagjini.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika