Fehmije Gashi-Bytyqi, avokate, ka treguar dallimin në mes të veprës penale “Ngacmim” dhe “Ngacmim Seksual”.
Avokatja Gashi-Bytyqi ka thënë se vepra penale e paraparë me Kodin Penal “Ngacmim”- nënkupton se dikush bën sjellje të padëshiruara ndaj personit, me qëllim që të realizojë diçka që ligji i përmend disa forma. Ndërsa “Ngacmimi Seksual”- nënkupton kur dikush bën sjellje të padëshiruara ndaj personit, natyrisht me qëllime seksuale, duke e vënë atë person në një pozitë të vështirë, të padëshiruar.
Sipas avokates, Gashi-Bytyqi të dy veprat penale janë të “ndjeshme” dhe kanë të bëjnë si kapitulli i veprave kundër jetës dhe trupit të njeriut.
“Kemi vepra penale të paraparë me Kodin Penal, që është i ndarë vetëm ‘ngacmimi’ që nënkupton se dikush bën sjellje të padëshiruara ndaj personit, me qëllim që të realizojë diçka që ligji i përmend disa forma. Ndërsa anën tjetër, kemi edhe ‘ngacmimi seksual’. Të dy veprat janë të ndjeshme, këto vepra janë kapitulli i veprave penale që kanë të bëjë kundër jetës dhe trupit të njeriut. Ndërsa ngacmimi seksual nënkupton kur dikush bën sjellje të padëshiruara ndaj personit, natyrisht me qëllime seksuale, duke e vënë atë person në një pozitë të vështirë, të padëshiruar.. siç e cek edhe dispozita ligjore”, ka sqaruar avokatja, Fehmije Gashi-Bytyqi tek emisioni “Rreth e Rrotull” në Televizionin Dukagjini.
Inkurajoi gjeneratën e re që të kenë guxim dhe t’i denoncojnë rastet. Pjesa për të vërtetuar i mbetet Prokurorisë e më vonë Gjykatës.
Avokatja ka poentuar se kur po inicohen raste dhe po vijnë deri tek Gjykata, po tërhiqen për arsye të ndryshme, qoftë duke krijuar lidhje dashurie, lidhje martesore etj.
“Problem për t’i vërtetuar se në praktikën gjyqësore po ndodh që në fazën e hetimeve që e përfshin prokuroria po paraqiten rastet dhe po kalon një kohë dhe derisa po vjen tek Gjykata, po tek ato palët e dëmtuara që konsiderohen në procedurë penale po tërheken. ‘kemi krijuar martesë, lidhje’’, tha avokatja.
Sipas avokates, veprat penale për “Ngacmim Seksual” janë tejet të vështira për t’i vërtetuara, sepse Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penal nuk mund të dënojë asnjë person vetëm me një provë ekzistuese.
“Ka raste kur paraqiten dhe kur kalon një kohë derisa vjen tek Gjykata, këto raste që konsiderohen procedurë penale pastaj po tërheken. P.sh ka qenë një rast kur një shtetase e huaj ka prononcuar gjoja se dikush e ka ngacmuar, e ka inicuar dhe është arrestuar personi. Fati i mirë, personi nuk është dërguar në paraburg, por në arrest shtëpiak. Imagjino kur je një person i pafajshëm privohesh nga liria, kompenzimi i dëmit ndodh por është shumë i pakët nga njolla që vihet. Nuk ka qenë shtetase e Kosovës, Prokuroria ka marrë shumë seriozisht pikërisht që nuk ka qenë shtetase e Kosovës. Gjyqtari ka vendosë personin në arrest shtëpiak. Janë zhvilluar hetimet, u ngrit aktakuza dhe kur ka ardhur në Gjykatë… Kur fillon Gjykimi, seanca fillestare është pranimi i fajësisë, pastaj kundërshtimi i provave dhe seanca e tretë, e japin fjalën prokurori, pala e dëmtuar dhe mbrojtja. Pala e dëmtuar nuk ka nevojë për avokat dhe pajtohen me prokurorin. Në atë moment shtetasja e huaj ka deklaruar se ka krijuar lidhje dashurie me të. Pozitë keqe i ka lënë vetë Institucionet. Ne duhet me qenë seriozë, Prokuroria është Shteti, Policia është Shteti dhe Gjykata është organi më suprem mbi gjithë. Duhet ngritje të vetëdijes tek qytetarët e vendit, duke llogaritur mirë ‘merrni guxim, raportoni rastet'”, potencoi avokatja.
Avokatja për rastin e raportuar nga studentet ndaj profesorit të UP-së, Xhevat Krasniqi, ka thënë se “vajzat kanë qenë të guximshme” dhe se duhet të jenë “model” për gjitha institucionet në vend.
“Vajzat kanë qenë shumë të guximshme. I përgëzoj ato vajza dhe le të jenë ato si model për të gjitha institucionet, për aty ku provohet të bëhet ‘ngacmimi seksual’ që t’i stopojnë. Para ligjit dhe Zotit nuk është askush i mbivlerësuar”, u shpreh avokatja.
Lisjan Perolli-PSD e ka mbështetur fjalët e avokates lidhur me dallimin e veprave penale “ngacmim” dhe “ngacmimin seksual”, duke shtuar se këto terme nuk janë të paqarta dhe të pakuptueshme si për burrat ashtu edhe për gratë.
“Ngacmimi seksuale nuk janë të paqarta, sepse si burrat ashtu edhe gratë se çka konkluzohet ‘ngacmim seksual’. Kemi përjetuar në përditshmërinë tonë, qoftë në shkollë, rrugë apo diku tjetër. Diku kemi hasur në një lloj të trajtimit të gruas ndaj burrit që na është dokë si një formë jo e rregulltë dhe ajo e ka konsistu si një lloj të ‘ngacmimit’. Pra ka qenë një formë e ngacmimit, dhe nuk kemi paqartësi. Rivitalizimi i rasteve të tilla ndodh nga njerëzit që kanë kryer ‘ngacmime’, dhe është problem për viktima. Sepse një anë po krijohet një lloj diskursi kundër tyre, sepse nuk po i besohet fjala sepse po i mveshet një lloj si të themi ‘interesi’ personal se pse po bën raportimin. Dhe në anën tjetër personi sulmues, i cili ka kryer veprën e caktuar nuk po trajtohet qartësisht nga opinioni publik për atë që është”, tha Perolli.
“Rasti prej rasti ndryshon. Përgjithësisht se çka ka ndodh me rastin e Profesorit Xhevat Krasniqi në UP është një lloj pasqyrimi, një lloj shpërfaqje se çka ndodh në shoqëri përgjithësi. Ka dalë gjeneratat e reja që refuzojnë të pranojnë një marrëdhënie të tillë mes profesorit dhe studentes, ku ngacmimi është i normalizuar. Dhe sa herë që ka raste të tilla po ngritet zëri”, shtoi Perolli.