AVONET e quan skandaloz vendimin e Gjykatës së Pejës për rastin e Agonis Tetajt

Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur fajtor Shaban Gogajn për vrasjen e Agonis Tetajt duke e dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg, ndërsa në lidhje me këtë vendim ka reaguar Rrjeti i Organizatave AVONET, të cilët e kanë quajtur jo profesional dhe kanë kërkuar që rasti të kthehet në rigjykim

Foto ilustrim





Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET, vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë në lidhje me vrasjen e Agonis Tetaj, e ka quajtur skandaloz, jo profesional dhe të padrejtë.

Për vrasjen e Tetajt, Shaban Gogaj është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg.

AVONET e ka ndjekur me shqetësim mënyrën se si është zhvilluar çështja penale në rastin e të akuzuarit Shaban Gogaj.

“Ricilësimi i këtij rasti nga vrasja e rëndë në vrasje nga pakujdesia paraqet gjithçka tjetër, vetëm drejtësi jo”, kanë shkruar në Facebook.

AVONET ka kërkuar që Gjykata e Apelit që ky rast të kthehet në rigjykim për arsye se vendimi  nga Gjykata Themelore në Pejë është i padrejtë, jo profesional dhe i njëanshëm.

Ndërsa kanë shtuar se rastet e tilla duhet të merren dhe trajtohen më me seriozitet sepse këto raste në asnjë mënyrë nuk duhet të shndërrohen në shembuj për qytetarët dhe të krijohet mungesa e besimit në organet e drejtësisë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika