Azem Syla lirohet nga të gjitha akuzat në rastin “Toka”

Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar Azem Sylen nga të gjitha akuzat në rastin "Toka", një proces gjyqësor që ka zgjatur 8 vjet

Azem Syla dhe avokati i tij, Besnik Berisha.

Azem Syla të enjten është liruar nga të gjitha akuzat në rastin “Toka”, sipas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Syla ishte i akuzuari kryesor në një rast që përfshinte edhe 17 persona të tjerë.

Ky gjykim ka nisur në vitin 2016 dhe ka marrë epilog vetëm tani, në vitin 2024.

Ai u dyshua për disa vepra penale, përfshirë “krim të organizuar”, “pastrim parash”, “marrje të mitës”, “mashtrim të rëndë”, “mashtrim në detyrë”, “nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme”, “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “legalizim të përmbajtjes së falsifikuar” dhe “evazion fiskal”, të lidhura me ndryshimin e kundërligjshëm të pronësisë së pronave shoqërore.

Prokuroria Speciale e akuzoi grupin se kishin falsifikuar vendime gjyqësore dhe dokumente të tjera, duke përfshirë ato të pronave shoqërore dhe të serbëve, për t’i marrë ato nën pronësi.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2006-2016, të pandehurit kishin korruptuar zyrtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës dhe të Kadastrës, duke siguruar fillimisht dokumentet origjinale nga Serbia dhe më pas falsifikuar ato.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe avokati i tij, Besnik Berisha, i cili ka theksuar se sot drejtësia triumfoj.

“Jam i lumtur qe isha pjese e këtyre betejave ne cilësinë e avokatit te z. SYLA, i cili, përkundër ofertave qe te angazhoi avokat ndërkombëtar, me zgjodhi mua si te vetmin qe i besoi!”, ka shkruar Berisha në një postim në Facebook.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika