Azemi i LDK-së i quan “qesharake” veprimet e Qeverisë

Me anë të një postimi në Facebook, Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka deklaruar se “të papjekura” janë edhe kushtëzimet që ekzekutivi po vendosë karshi Bashkimit Evropian

Visar Azemi nga LDK

Kryetari i LDK-së në degën e Ferizajt, Visar Azemi i ka cilësuar si “komplet qesharake” veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, veprimet të cilat sipas tij lane dëmet në vend më se evidente.

Me anë të një postimi në Facebook, Azemi ka deklaruar se përpos kësaj, “të papjekura” janë edhe kushtëzimet që ekzekutivi po vendosë karshi Bashkimit Evropian.

“Manovrat e Qeverisë së Kosovës u dëshmuan me kosto të lartë për Kosovën. Masat e BE-së vazhdojnë të rëndojnë mbi shtetitn, derisa ekzekutivi vazhdon kërkesat për heqjen e tyre, pasi nisi zmbrapsjen nga veprimet e pakoordinuara. Madje edhe tani, paralelisht me tërheqjen e vonuar, krerët e qeverisë në mënyrë të papjekur vendosin “kushtëzime”. Komplet qesharake”, ka shkruar Azemi.

I njëjti ka vlerësuar se për veprime të kësaj natyre është subjekti partiak në pushtet që duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen e tanishme të vendet dhe dëmet që sipas tij, ia shkaktoi.

“Ky pushtet duhet të mbahet përgjegjës që e futi vendin në një udhëkryq të rrezikshëm duke ndërmarrë veprime të njëanshme. Derisa asnjë dobi nuk pati nga kjo sjellje e këtij ekzekutivi praktikantësh, sot erdhën në pikën që iu kemi thënë. Veçse sot me barrën e sanksioneve”, ka shkruar Azemi

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika