Azemi: Ministri edhe sot e kësaj dite zgjodhi rrugën e heshtjes

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ia ka përkujtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, kërkesat e kamotshme të punëtorëve teknikë të sektorit privat të Kosovës për përmirësimin e kushteve të punës

Jusuf Azemi

Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ia ka përkujtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, kërkesat e kamotshme të punëtorëve teknikë të sektorit privat të Kosovës.

Azemi në një postim në Facebook, ka shkruar se “ministrit Vitia dhe drejtorit të SHSKUK pas 6 muajsh ua përkujtuam prapë kërkesat e punëtorëve teknik dhe atyre fizik që punojnë në spitalet e Kosovës, të cilat kërkesa premtoi se shumicën prej tyre do ti realizoi, në takimin e mbajtur me 21.02.2023 “.

Ai ka potencuar se ministri, “edhe sot e kësaj dite zgjodhi rrugën e heshtjes”.

Disa nga kërkesat, sipas kësaj sindikate, janë: rritja e pagave mujore minimumi 450 euro, Pagesa e stazhit të punës, të mundësohet ushqimi falas këtyre punëtorëve në mensat e spitaleve etj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika