Azemi: Nëse vazhdon ikja e punëtorëve, s’do të mbetet askush që ta vozisë Kurtin me xhipat e zi

"Zgjidhjen po e kërkojmë te liberalizimi i vizave, nëse vazhdojmë kështu Kurtin ska kush ta bartë me xhipat e zi, e për këtë ikje nuk po mban përgjegjësi askush", ka deklaruar Azemi me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se punëtorët e sektorit privat janë “shtypur nga politikat e kësaj qeverie”.

“Kurti për të tjerët ndërtoi solitera, ne nuk kemi një racion ditor. Kryeministri paguan rrymën në pjesën veriore të Mitrovicës, nuk është bash e lehtë, i shfrytëzon rezervat shtetërore, Kurti paguan njerëz nga 7000 euro nëpër Ambasada tjera, neve nuk na jep as 7 centë”, ka deklaruar Azemi.

Azemi ka thënë se nëse vazhdon ky trend i ikjes së punëtorëve, atëherë kryeministri Kurti nuk do të ketë ndokënd që ta vozisë.

“Zgjidhjen po e kërkojmë te liberalizimi i vizave, nëse vazhdojmë kështu, Kurtin s’ka kush ta bartë me xhipat e zi, e për këtë ikje nuk po mban përgjegjësi askush”, ka vijuar Azemi.

Ai ka thënë se për tri vjet qeverisje ka kërkuar nga Kurti takim që të diskutojnë për kërkesat e tyre, por siç thotë ai, 27 kërkesa zyrtare të tij janë refuzuar.

“Për tri vjet e gjysmë kemi 27 kërkesa zyrtare për takime, ai nuk vjen të bisedojë me ne”.

Edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBAShK) ka paraqitur kërkesat e saj në protestën për nder të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Rrahman Jasharaj, kreu i kësaj sindikate, ka kërkuar nga qeveria të reflektojë dhe t’i plotësojë kërkesat e tyre, duke thënë që nuk kanë dëshirë që të rikthehen sikurse në vitin 2022 me protesta masive.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika