Azemi: Punëtorët e sektorit privat po ikin nga vendi, paga minimale të bëhet 450 euro

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që paga minimale të jetë 450 euro

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, është i mendimit se punëtorët e këtij sektori janë duke u diskriminuar nga Qeveria e Kosovës.

Në një konferencë për media, Azemi ka thënë se punëtorët e sektorit privat vazhdimisht po e lënë Kosovën.

Sipas tij, ndërmjet viteve 2020-2021, nga Kosova kanë ikur 92 mijë punëtorë me leje pune.

Tutje, Azemi tha se kërkesa e Sindikatës është rritja e pagës minimale në 450 euro.

“Kërkesa jonë është që paga minimale të jetë 450 euro. E kemi një pagë minimale që ne mendojmë qe duhet të zyrtarizohet nga Qeveria. Kanë premtuar por nuk e kanë realizuar”, ka thënë ai.

Azemi tha se me vendimin për vlerën e koeficientit prej 105 eurosh janë stimuluar punëtorët që kanë paga prej 700-800 euro, e jo ata që kanë paga 200 euro.

“Ne u goditem haptazi nga pakoja e luftimit të inflacionit, Qeveria duke e ditur që punëtorët e sektorit kanë 3 herë paga më të vogla, ndau mjete për ata të sektorit publik dhe jo ata privat, punëtorët janë shumë të zhgënjyer, ne na qiti në cilësinë e lëmoshës, është stimuluar punëtori që merr 700- 800 euro paga e jo ai që merr 200 euro”, ka thënë Azemi.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndihmohet edhe sektori privat, sepse, siç tha ai, buxheti i Kosovës u takon të gjithëve, e jo vetëm sektorit publik.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika