Ish-zëvendëskryesuesi për komunitete në Mitrovicën e Veriut, Emir Azemi, lidhur me marrëveshjen e arritur për energji mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është një dakordësi e një marrëveshjeje që ka filluar që nga viti 2013.
Sipas tij, kjo fillimisht kishte nisur me komunat [Decentralizimin], pastaj mbrojtjen civile, MUP-in serb, dhe tani është edhe energjia. Azemi konsideron se kjo është vetëm një vazhdimësi për një zbatim të marrëveshjes që është bërë në vitin 2013.
Ai është shprehur se problemi për banorët e Mitrovicës së Veriut, e njëkohësisht si profesionistë i fushës politike është se, kush do të jetë në pozitat e stafit teknik, çfarë përbërje etnike do të kenë, këto sipas tij, janë dilema për banorët.
Çfarë ndikimi do të ketë marrëveshja?
Për Emir Azemin, kjo do të ketë ndikim pozitiv sepse do të ketë rregulla për pagesën, dhe faturimin për rrymën që është harxhuar.
“Është e qartë që do të ketë ndikim sepse do të ketë një rregull për pagesë ose faturim, për rrymen që është hargjuar. Banorët që nuk kanë manipuluar do të bëjnë pagesë 50 ose 100 euro, ndërsa një numër i vogël e atyre që e kanë keqpërdorur do të goditen,” ka thënë Azemi.
E ky lajm për pagesën e energjisë elektrike në Veri, për ish-zv.kryesuesin për komunitete është një lajm pozitiv.
“Është pozitiv lajmi për pagesën e energjisë elektrike në Veri, por problemi që është esencual për banorët shqiptarë në Veri është se, Vuçiqi e ka përdorur një strategji prej fillimit. Ai nuk ka luftuar për anën ligjiore, ai e ka ditur që Kosova është shtet, ai ka luftuar për përbërjen etnike, çfarë do të kontrollojë një serb atje, ka luftuar për gjykatën për ta marrë kryetarin në gjykatë, ka luftuar për ta marrë komandantin e policisë rajonale serb,” ëhtë shprehur Azemi.
Ai tutje ka thënë se, një pjesë që shtrihet gjeografikisht në territorin e komunave veriore, e kanë paguar rrymën dhe se nuk ka ndarje të qartë të vijave të furnizimit. Sipas tij, kur është shpallur pavarësia, një pjesë janë lidhur nga frika me jug se mos po ndodh diçka dhe e kanë bërë pagesën.
“Nuk ka vija të qarta të ndarjes së furnizimit me rrymë disa pjesë, sepse disa pjesë janë nën administrimin e energjisë nga veriu.”
Dilema për pagesë është hequr, banorët shqiptarë janë për ta paguar rrymën.
“Për neve si qytetar shqiptar në veri është shumë me rëndësi, të dijmë pozitat menaxhuese, stafin teknik se kush do të jetë, cfarë përbërje etnike do të kenë,” është shprehur Azemi në “Debat Plus”.
Sipas Azemit, kjo ka rëndësi sepse do t’ia mundësojë shqiptarëve në veri të kenë mirëqenie, sepse ata do të japin para për atë kompani, dhe sipas tij, edhe shqiptarët duhet të kenë vend aty.