Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth takimit me ish-presidentin në Hagë, ku aktualisht po gjykohet nga Gjykata Speciale.
Babai i ish-presidentit Thaçi, Haxhiu duke treguar për takimet, tha se po të kishte mundësi do ta merrte një banesë në Hagë, por sipas tij, gjendja shëndetësore ia pamundëson që të shkojë shpesh për vizitë.
Haxhi Thaçi ka rrëfyer se ka vërejtur se ish-presidenti ka humbur peshë.
“Mos u mërzit, marre send s’ke bërë. Ai nuk është dukur që po mërzitet. Ka humbur shumë peshë atje në Hagë. Donte të ma përhumbë, thonte që po bën aktivitete sportive atje shumë”, tha ai, për Kanal 10.
Thaçi tha se ishte frikësuar shumë që do të mërzitej për shkak të moshës, por ai shtoi se Thaçi e të tjerët kanë shkuar për faqe të bardhë.
“Pasha Zotin s’jam mërzitur veç për Hashimin, por për krejt popullin. S’kisha çka të bëjë. Isha në Hagë. Jam tut që po mërzitna fort. Unë jam vjetëruar shumë. Edhe derxha, se vallain pa shkuar bile një muaj, atje kisha gjetur banesë edhe i kisha vizituar. Por, s’kam fuqi. Fryma e më ka lëshuar takati. Hashimi ishte mirë. S’di me të kallxu se kush u mërzit më shumë”.
“Nuk mërzita fort, se e di që ka shkuar për faqe të bardhë. Ajo është nder. Ai ka shkuar për vendin e vet. Na krejt që jemi gjallë duhet të mendojmë edhe për ata që janë vrarë për vendin e vet. Unë i thashë, mos u mërzit se marre s’ke ba. Ai s’u doket që u mërzit. Më mbet merak që s’i pashë ata tjerët”, shtoi Haxhi Thaçi.