Ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Salihu, babai i Lumbardhit, fituesit të “Big Brother 2” ka treguar në emisionin Rreth e rrotull në RTV Dukagjini se pse djali i tij është anëtarësuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës(LDK).
Ai ka thënë se Lumbardhi e ka gjetë vetën në LDK, pasi mendon se në këtë parti po krijohet “një frymë e re”.
“Mosha gjenerata që janë më e re dhe duket se është ka krijohet një frymë e re në LDK. Ai u ni shumë rehat, Lumbardhi kur ka shku jashtë vendit s’ka pas shumë parti politike, ai më ka thënë se LDK’në e mban mend si i vogël”, ka thënë Salihu në “Rreth e rrotull”.