Babai i Marigona Osmanit: Nëna e Krivaqës më thoshte kam lidhje të forta në Kosovë e Shqipëri

Muhabi Osmani - babai i së ndjerës, Marigona Osmani, ka thënë se gjatë takimit të tij me nënën e Dardan Krivaqës, e njëjta i kishte thënë se kishte lidhje të forta në Kosovë e Shqipëri

Muhabi Osmani – babai i Marigona Osmanit

Muhabi Osmani – babai i të ndjerës, Marigona Osmani, e ka përshkruar këtë të fundit si një vajzë të qetë, të urtë e të sjellshme.

Sipas tij, Marigona i takonte artit, sepse siç thotë babai i saj, ajo pasion e kishte artin, aktrimin.

“Ajo ka qenë vajza ime e parë, intelegjente dhe e dashur për familje por na ndodhi siç na ndodhi. Ajo është rritur në kushte të mira sepse kemi një biznes familjar, ka qenë e urtë, nuk ka sjellë probleme, ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Kishte shoqe në lagje, shkollë, ka qenë më së shumti në familje një vajzë e cila ka dëgjuar, nuk na ka kundërshtuar, ka qenë vajzë e qetë, e urtë, e sjellshme”.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për vrasjen e Marigonës, Muhabi Osmani, ka treguar rrjedhën e lidhjes së vajzës së tij me Dardan Krivaqën.

Takimin e parë me Krivaqën, Osmani thotë se e ka zhvilluar në Shqipëri, atje ku Dardani e Marigona ishin larguar.

Gjatë këtij takimi, Muhabi Osmanit, Krivaqa i ishte dukur i urtë dhe i sjellshëm.

Por, nuk doli të ishte kështu.

“Ai kishte një sjellje të qetë, i urtë, komunikonte mirë, nuk na linte të dyshojmë diçka, u duk njeri i mirë”, tha Osmani.

Muhabi Osmani – babai i Marigona Osmanit

Këtë mendim nuk e kishte krijuar edhe për nënën e Krivaqës.

Muhabi Osmani ka theksuar se takimi me nënën e Krivaqës, i ishte dukur i çuditshëm.

Kjo për faktin se e njëjta kishte treguar histori të mëparshme të Dardanit, kanosjes së tij me policin, gjë për të cilën ashtu si për një mori veprash të tjera nuk ishte dënuar.

E ëma e Krivaqës, i kishte thënë Muhabi Osmanit që kishte lidhje të forta në Kosovë.

Por jo vetëm.

Lidhjet e forta i kishte edhe në Shqipëri, thotë Osmani.

“Ajo filloi të na tregonte se punonte me sigurime, e kam profesion këtë punë, kam lidhje të forta në Shqipëri e në Kosovë, mu duk pak si e çuditshme, kam lidhjet e mia tha, dhe aty fillova të dyshoja. Më tha, kam qejf t’ia siguroj një jetë këtyre, ne veç e dëgjonim njëherë, u vërejt se edhe ajo ishte me një biografi kriminale”, është shprehur Osmani.

“Ajo kishte pasur lidhje edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Kam dyshime të mëdha se ka mundur të ketë edhe në polici por edhe në gjykatë në Kosovë, sepse nuk mundet të nënkuptohet 135 vepra penale dhe të lirohet. Te kanosja e policit kemi dëgjuar më vonë qe e ka kanosur një polic”, shtoi Osmani.

Në anën tjetër, ai ka treguar se gjatë takimit të tij me Marigonën, e kishte pyetur në rast se ka ndonjë problem.

Ajo një gjë të tillë e kishte mohuar.

“Ajo shumë ka qenë në pamje e dobët, ne nuk e dinim, e kam marrë Marigonën jam ulur pranë dhe e kam pyetur si qëndron puna, më tha me këtë kam vendosur. E pyeta a ke probleme, më ka thënë jo. Kam biseduar edhe me atë djalë, më thoshte kemi vendosur ta krijojmë një jetë”, shtoi ai.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën e 28 qershorit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

RTV Dukagjini ka siguruar aktakuzën e plotë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda.

Të gjeturat e Prokurorisë lidhur me rastin e vdekjes së Marigona Osmanit

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika