Babai i Marigona Osmanit reagon pas vendimit për rigjykim: Janë duke na shtyrë që ne ta marrim vetë ligjin në dorë

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e të akuzuarve për vrasjen e Marigona Osmanit, për çka ishin shpallur fajtorë Dardan Krivaça, i dënuar me burg të përjetshëm dhe Arbër Sejdiu, i dënuar me 15 vjet heqje lirie.

Muhabi Osmani, babai i të ndjerës  ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Apelit është “vendimi më skandaloz” që ka ndodhur në Kosovë, duke e ditur se “vrasja e Marigonës ka qenë një ndër vrasjet më mizore mbas luftës në Kosovë”.

Ai tha se nuk e ka pritur se çështja e vrasjes së Marigonës do të kthehet në rigjykim, duke shtuar se kjo drejtësi për të është drejtësi “katastrofale dhe ky tmerr mund të ndodhë vetëm në Kosovë”.

“Janë duke na shtyrë në një situatë që na ta marrim vetë ligjin në dorë gjë që nuk e kemi preferuar. Me këtë vendim për rigjykim po na lindin dyshimet që avokatët e të akuzuarve janë sekserë të njohur”, theksoi Osmani për Rtk.

Në fund Osmani deklaroi se ka ende besim në drejtësi, por ritheksoi se me vendimin e fundit ai ka dyshime shumë të mëdha./Rtk

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika