Babai i Messit: Lajmet për transferimin e Messit janë gënjeshtra

Lionel Messi

Jorge Messi ka përdorur mediat sociale për të hedhur poshtë pretendimet se djali i tij ka një marrëveshje me Al-Hilal, duke shkruar në Instagram:

“Nuk ka absolutisht asgjë me asnjë klub për vitin e ardhshëm. Vendimi nuk do të merret kurrë para se Lionel të përfundojë kampionatin me PSG-në. Pasi të përfundojë sezoni, do të jetë koha për të analizuar dhe parë se çfarë është atje, dhe më pas për të marrë një vendim. Ka gjithmonë thashetheme dhe shumë përdorin emrin e Lionel për të fituar famë, por e vërteta është vetëm një dhe mund të sigurojmë se nuk ka asgjë me askënd”.

“As verbale, as firmosur, as dakordim dhe nuk do të ketë deri në fund të sezonit, më duket mungesë respekti ndaj mediave ku përgjigjen, se ka nga ata që mashtrojnë me vetëdije dhe qëllim, pa dhënë asnjë provë për pretendimet e tyre, dhe duke dashur të kthejnë çdo thashethem keqdashës në lajm ose që drejtohet nga dikush në favor të interesave të tyre. Ata duhet të shpjegojnë pse nuk kundërshtojnë informacionin… Ata nuk duan një të vërtetë, sepse do t’i prishnin ‘lajmet’ e tyre’”, ka vijuar ai.

Më herët në media u raportua se Lionel Messit i është ofruar një marrëveshje prej 700 milionë eurosh për t’iu bashkuar klubit të Arabisë Saudite Al-Hilal.

Messi aktualisht luan në PSG dhe ka një kontratë që skadon këtë verë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika