Babai i Triumf Rizës: Dënim i ulët për Sekiraqën, ai është vrasësi kryesor

“Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky. Më të vlefshëm kriminelët se polici që është i shpallur hero në këtë Kosovën tonë", ka deklaruar babai i Triumf Rizës

Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës, e ka quajtur “dënim të ulët” vendimin që Gjykata mori për dënimin e Enver Sekiraqës prej 25 vjetësh burgim për nxitje në vrasjen e djalit të tij.

Ai ka thënë se Sekiraqa është vrasësi kryesor, duke theksuar se në Kosovë më të “vlefshëm janë kriminelët sesa policët”.

“Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon, por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky. Më të vlefshëm kriminelët se polici që është i shpallur hero në këtë Kosovën tonë”, ka deklaruar Riza.

Ndryshe, sot Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Sekiraqës i është ndërprerë edhe masa e arrestit shtëpiak.

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika