Babai i vajzës së filmuar në Prishtinë nuk e ushtron detyrën e prokurorit, flet Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka thënë për portalin Dukagjini se babai i saj me inicialet L.A nuk e ushtron detyrën e prokurorit në asnjë nga prokuroritë e vendit

Vajza në video

Babai i vajzës, e cila u filmua në Prishtinë duke ofenduar një këmbësore dhe duke ngulur këmbë se nuk do të ndëshkohej për shkak se e ka babain prokuror, nuk e ushtron detyrën e prokurorit në asnjë nga prokuroritë e vendit.

Këtë për Portalin Dukagjini, e konfirmuar Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se pas veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, është verifikuar identitet i vajzës në video, V.A, ndërsa babai i saj L.A. i cili nuk ushtron detyrën e Prokurorit të Shtetit në asnjërën Prokurori në nivel të Kosovës”, tha Ulaj.

Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se rasti do të vazhdojë të trajtohet nga organet kompetente.

Në videon e publikuar nga “JOQ Kosova“, vajza dëgjohej duke ofenduar kalimtaren.

“A po don ta thirri policinë a? Babain prokuror e kam”, dëgjohet duke thënë ajo.

“E kam babain prokuror”, e reja për pak sa nuk e goditi me veturë kalimtaren

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika