Mustafë Hajrizi, babai i Artan e Faton Hajrizit, ka thënë se nuk ka asnjë informacion më shumë për vrasjen e një polici serb në Serbi dhe plagosjen e një tjetri, përveç ato çka ka lexuar në media.
Babai i dy djemve Hajrizi ka thënë shkurtimisht për Dukagjinin se kjo çështje është në dorë të shtetit dhe nuk kanë asnjë informacion tjetër përpos atyre që janë duke qarkulluar nëpër media në Serbi.
Ai shtuar thënë se janë në gjendje të vështirë emocionale dhe askush nuk është interesuar për ta.
Rasti i vrasjes dhe plagosjes së policëve serbë ndodhi kur policia ndaloi në mënyrë rutinore një taksi me targa turke. Oficeri që ndaloi automjetin kërkoi që njëri nga dy pasagjerët të tregonte çantën që kishte me vete. Kur i kërkuari refuzoi të bënte këtë dhe nisi të qëllonte, ngjarja mori një kthesë tragjike.
Sulmuesi është identifikuar si një shqiptar nga Kosova, i cili kishte gjithashtu një kartë identiteti gjermane.
Gjë për të cilën autoritet serbe kanë thënë se i përket Artan Hajrizit, i cili, për Dukagjinin ka thënë se “jam në policinë e Gjermanisë në Honiver i kam lajmëru që mi kanë vjedh dokumentet e janë ece”.
Ndërkaq, autoritetet serbe edhe ato të Serbisë edhe të Republikës Srpska janë mobilizuar në masë të madhe teksa vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin.