Policia ka njoftuar se të hënën e 8 gushtit, në Prishtinë, një person ka tentuar me forcë ta fusë në veturë një vajzë.
“Ngjarja kishte ndodhur të hënën e 8 gushtit, rreth orës 15:35 në rrugën “Çeta e Llapit”, në Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari i kishte kërcënuar edhe babain edhe vëllain e viktimës me pistoletë dhe ishte larguar, sipas raportit të Policisë së Kosovës.
“Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar me forcë të futë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport.