Bad News Eagles mposhtet nga Fnatic në gjysmëfinale të REPUBLEAGUE

Megjithëse kishte siguruar vendin në gjysmëfinalen e turneut REPUBLEAGUE, BNE ka humbur ndeshjen ndaj ekipit "Fnatic", ndeshje e cila do t'i siguronte BNE-së çmimin prej 32 mijë dollarësh

Bad News Eagles

Bad News Eagles kanë humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh në turneun “REPUBLEAGUE”, pasi të njëjtit u mposhtën nga ekipi “Fnatic” me rezultat të përgjithshëm 2-0, me mapa.

Ndeshja filloi me mapin ‘Nuke’, i zgjedhur nga ekipi “Bad News Eagles”, pjesë në të cilën ekipi kosovar tregoi rezultat të mirë mirëpo nuk arritën ta vazhdojnë deri në fund, për të humbur me rezultat 16-8.

Në mapin e dytë, ‘Ancient’, rezultati ishte më i ngushtë dhe megjithëse ekipi ishte shumë afër për të rikthyer ndeshjen, mapi përfundoi me rezultat 16-12, për të përfunduar ndeshjen 2-0 në favor të Fnatic.

Ndër të tjera, Bad News Eagles do të zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër në turneun “REPUBLEAGUE”, e cila do të jetë garë për çmimin e vendit të tretë. Kundërshtari i ekipit do të mësohet pas përfundimit të ndeshjes “ECSTATIC” ndaj “Ex-Mad Lions”.

Bad News Eagles mposht ekipin forZe dhe kalon në gjysmëfinale të turneut REPUBLEAGUE

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika