Bad News Eagles përfundon garën në vendin e dytë të turneut Elisa Invitational

Bad News Eagles humbi vendin e parë me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, 16-10 në mapin e parë ‘Nuke’, dhe 16-10 në mapin e dytë ‘Inferno’. Ndërsa, tani BNE kanë fituar çmimin prej 7 mijë dollarësh dhe kanë humbur mundësinë për të marrë pjesë në turneun Elisa Masters Espoo 2022

Bad News Eagle ishte shumë afër për ta fituar turneun Elisa Invitational, ku në finale u takua me ekipin francez HEET, por nuk pati fat dhe u mposht.

Këtë ndeshje, ekipi nga Kosova, Bad News Eagles e humbi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, 16-10 në mapin e parë ‘Nuke’, dhe 16-10 në mapin e dytë ‘Inferno’.

Pasi përfunduan në vendin e dytë, BNE kanë fituar çmimin prej 7 mijë dollarësh dhe kanë humbur mundësinë për të marrë pjesë në turneun Elisa Masters Espoo 2022.

Ndërkaq, ekipi HEET është kualifikuar për në turneun Elisa Masters Espoo 2022 dhe ka fituar çmimin kryesor prej 25 mijë dollarësh.

Lojtari më i mirë për nga statistikat nga ekipi shqiptar ishte Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, me 40 eliminime gjithsej.

Ndërsa, ndeshja gjysmëfinale e Bad News Eagles ndaj SINNERS përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me map-a.

Mapin e parë e fituan me rezultat 16-13, ndërsa në mapin e dytë rezultati ishte më i ngushtë, 16-14.

Bad News Eagles kualifikohen në finale të turneut Elisa Invitational

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika