Baerbock e konsideron shqetësuese situatën në Ballkan teksa niset në Shqipëri

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, do të udhëtojë të enjten në Shqipëri. Baerbock do të bisedojë me liderët e dy vendeve dhe do të vazhdojë t’u bëjë thirrje palëve që t’i ulin tensionet

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, do të udhëtojë të enjten në Shqipëri, në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Baerbock do të bisedojë me liderët e dy vendeve dhe do të vazhdojë t’u bëjë thirrje palëve që t’i ulin tensionet, në margjina të një takimi me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ka thënë zyra e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Takimet në Shqipëri do të mbahen në kuadër të “Procesit të Berlinit”, i lansuar më 2014 për të promovuar bashkëpunim në mes të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kriza e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë është përshkallëzuar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Si pasojë e sulmit është vrarë një zyrtar policor, ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.

Baerbock ka thënë se situata në rajonin e Ballkanit është “shqetësuese”.

“Serbia ka për detyrë të bëjë thirrje për heqjen dorë nga dhuna”, është cituar të ketë thënë ajo.

Sipas saj, shenjat fillestare që ushtria serbe e ka zvogëluar prezencën në kufi me Kosovën përbën hap fillestar të rëndësishëm, mirëpo duhet marrë edhe hapa shtesë drejt uljes së tensioneve.

Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Gjermani ka thënë se aktualisht nuk ekzistojnë plane për rritje të numrit të ushtarëve gjermanë të angazhuar në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Aktualisht në kuadër të misionit të KFOR-it janë të angazhuar 71 ushtarë gjermanë./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika