Bahtijarit i refuzohet kërkesa për gjykim në liri

Prokuroria e Specializuar ka refuzuar kërkesën e Ismet Bahtijarit për gjykim në liri, duke e mbajtur në arrest nën akuzat për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe frikësim gjatë procedurës penale

Ismet Bahtijari

Dhomat e Specializuara nuk e kanë pranuar kërkesën e Ismet Bahtijarit për t’u gjykuar në liri, pasi ai, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është akuzuar për pengim të personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe frikësim gjatë procedurës penale.

Sipas vendimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), thuhet se “Bahtijari është përgjegjës për veprat që akuzohet dhe do të vijohet mbajtja”.

Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar më shumë prova mbështetëse për të mbrojtur kërkesën e tij për lirim.

Arrestimi i Bahtijarit, së bashku me ish-pjesëtarin e UÇK-së Sabit Januzi, është bërë më 5 tetor me dyshime për pengim të administrimit të drejtësisë.

Ndërsa, më 9 tetor, ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Prokuroria pretendon se ndërmjet 5 dhe 12 prillit 2023, ata kanë ndikuar në dëshmitarin e mbrojtur “që të mos jepte deklaratë, ose të jepte deklaratë të rreme, ose ndryshe, të mos i jepte informacion të vërtetë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika