Bajqinovci: Danilo [i biri i Vuçiqit] e dorëzoi fanellën në të cilën thoshte s’ka dorëzim

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi Policia e Kosovës i ka kërkuar Danilo Vuçiq, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të hiqte bluzën me mbishkrime provokuese për Kosovën. Por, ky veprim i Danilos për Bajqinovcin është dorëzim

Foto ilustrim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes(LVV), Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi Policia e Kosovës e ka detyruar djalin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ta largojë bluzën në të cilën mbante mbishkrime provokues ndaj Kosovës.

“Danilo e dorëzoi fanelën në të cilën thoshte s’ka dorëzim. Djali i Vuçiqit, Danilo paska ardhur në Kosovë me maicë Nema Predaje (S’ka dorëzim)”, ka shkruar në Facebook Bajqinovci.

Por, sipas deputeti të pushtetit, i bir i Vuçiqit u dorëzua e largoi bluzën.

“Policia ia ka ndalur veturën, ia ka kontrolluar veturën dhe i ka thënë ta heqë bluzën. Danilo e hoqi bluzën. Ka, ka dorëzim. (Ima, ima predaje)”, ka shkruar ai në Facebook.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika