Bajqinovci dhe Selimi përplasen për listat e veteranëve

Deputeti i LVV-së dhe analisti Selim Selimi, kanë pasur diskutime të ashpra mes vete në lidhje me listat e veteranëve

Deputeti i LVV-së Mefail Bajqinovci dhe analisti Selim Selimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci, ka pasur polemika të ashpra me analistin Selim Selimi në lidhje me listat e veteranëve të luftës.

Selimi ka thënë se politika në këtë rast Qeveria e Kosovës është duke u përzier në drejtësi.  Sipas tij, i takon qeverisë të tregojë se a ka parregullsi apo jo tek listat e veteranëve, por një gjë e tillë i takon ta vendosë gjykata.

Bajqinovci në anën tjetër u shpreh se, vetë krerët apo themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kanë pranuar se ka pasur fryrje të listave të veteranëve.

Sipas Bajqinovcit, listat i kanë bërë vetë komisionet dhe jo Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq, atij i është kundërpërgjigjur prapë Selimi, i cili tha se një gjë e tillë është paragjykim dhe për ta thënë këtë njëherë duhet ta vërtetojë gjykata.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika