“A ka një datë se kur do të hapet për qarkullimin e automjeteve?”
Ishte kjo pyetja që iu bë që në fillim të bisedës deputetit të partisë në pushtet, Mefail Bajqinovcit, në “FIVE” të Dukagjinit.
“Jo”, u përgjigj shkurt Bajqinovci, teksa ka sqaruar se ende nuk është përcaktuar një datë konkrete për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.
Sipas Bajqinovcit, fillimisht duhet të përfundojnë disa faza teknike, përfshirë verifikimin e kushteve teknike të urës, të cilat, sipas tij, tashmë janë përmbushur për qarkullimin e kamionëve dhe automjeteve të rënda.
Pas përfundimit të këtyre fazave, deputetit i VV-së ka shtuar se do të kryhen disa formalitete shtesë për të siguruar hapjen e urës.
“Janë me faza ka përmendur edhe kryeministri; së pari është çështja teknike dhe pastaj ajo që ka dalë në rende të parë, a i plotëson kushtet teknike për të kaluar që e kanë bërë matjen. Deklaratat e para janë që ajo i plotëson kushtet për të kaluar me kamionë dhe gjëra të rënda, dhe pastaj janë edhe disa formalitete të tjera dhe po besoj që pasi të kryhen faza e parë dhe e dytë, me sa e di janë kryer dhe disa formalitet të tjera, besoj që ura do të hapet”, ka thënë Bajqinovci.
Pavarësisht vonesave për hapjen e urës së Ibrit, Bajqinovci është i bindur se tani ka ardhur koha për hapjen e urës.
“Ura është dashur të hapet menjëherë pas vitit 2000, ose pas pavarësisë, pasi institucionet kur kanë filluar të forcohen. Prej asaj është dashur prej viti 20215 kur ka pasur marrëveshje, që prej 216-2017 të fillojë me hapa të parë për hapjen e urës kështu shkruan në marrëveshjen e Brukselit… E larguan zallin dhe i futën betonat.
Për tri herë nuk është hapur dhe besoj që ka ardhë koha që ura të hapet. Pas këtyre kontrolloreve teknike dhe formaliteteve, besoj që do ta kemi edhe një dakordim më ndërkombëtarët. Sido që të jetë ura do të hapet”, ka shtuar ai.
Bajqinovci ka theksuar se ura e Ibrit duhet të hapet dhe nuk duhet të mbetet e mbrojtur nga ushtarët, teksa ka shtuar se sugjeroi që prania e KFOR-it në atë vend nuk është më e nevojshme.
“Po e them këtë, ura duhet të hapet dhe nuk bën të mbetet me ushtarë. Nuk bën të bëhet mur ajo pjesë për 25 vjet. Ka ardhur koha vetë ky Bruksel ka dalë me raport që kjo urë duhet të hapet, po ky Bruksel sot del thotë duhet ta gjejmë një modalitet. Ura duhet të hapet, se s’ka më, të gjithë po kërkojnë, shqiptarët, serbët, boshnjaket, turqit, romët… të gjithë në veri dhe në jug… andaj kjo është vetëm një lloj simbolik, mendoj që duhet të largohet ushtria.
Simbolik e ndarjes, se ku ka ushtri ka ndarje. Andaj nuk besoj që nuk ka nevojë të rrijë KFOR-ia aty. Nuk ka nevojë në urë, sepse dihet që në veriun e vendit, ka siguri, ka qetësi, nuk ka më kriminel e terratite që e rrezikojnë sigurinë kombëtare qysh e kanë siguruar”, ka thënë Bajqinovci.