Në “Duelin Botëror” në RTV Dukagjini, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se cilat parti do të ishin Brazili dhe Katari në futboll.
Ai deklaroi “po, kjo nuk ka nevojë për koment. Vetëvendosja është Brazili, Katari është PDK-ja”.
Kjo është vetëm nata e katërt e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.