Bajra: Trendi i papunësisë do të bie edhe më tej ndër vite, migrimi njëri nga faktorët

Ujkan Bajrami, profesor në RTV Dukagjini ka thënë se trendi i papunësisë në Kosovë do të bie edhe më tej ndër vite. Ai ka theksuar se njëri ndër faktorët që ndikon në këtë rënie të papunësisë është migrimi

Profesori Ujkan Bajrami në emisionin Debat Plus ka folur rreth tregut të punës dhe papunësisë në Kosovë.

Ai ka thënë se papunësia e prej 10.7% sipas statiatikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës(ASK) e cila ishte për vitin 2023, pritet të bie edhe më tutje.

Profesori Bajrami ka thënë se për këtë rënie janë disa faktorë dhe njëri ndër ta është edhe migrimi i popullësisë.

“Në vitin 2025 i referohem nëse jemi në kushtet e njëjta ekonomike, papunësia do të shkoj në 9.46% për të rënë edhe më tutje në vitin 2026 në 7.92%, për të shku në 2027 në 6.37%”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në këtë statistik të tij, ka një numër të madh të faktorëve që ndikojnë e një ndër to është çështja që lidhet me migrimin e popullësisë e sidomos e fuqisë aktive punëtore.

“Shkalla e pjesmarrjes e popullësisë në fuqinë punëtore mes moshës 15-64 është 42.30% ku hyn edhe 10.7% i papunësisë”.

Ai ka thënë se “nuk jemi të papunëtorë por njerëzit që kanë qenë në kërkim të një pune aktive të paktën për gjashtë muaj janë lodh nga kërkesa dhe shkalla e migrimit dhe kjo që ka ndodhur këtu që e quajm të një ‘papunësie të maskuar’ ndikojnë punësimet sezonale ose punësimet që bëhen për intervale të shkurtra kohore”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika