Bajraktari: Edhe Kosova ta bëjë një autopsi për Faton Hajrizin, Serbisë s’i besohet

Ardian Bajraktari, avokat

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se tashmë do të duhej të përfundonte autopsia e Faton Hajrizit nga autoritetet serbe.

Bajraktari, në “Five”, u shpreh se edhe në qoftë se e përfundon, raporti i autopsisë që vjen nga Serbia mund të mos jetë i besueshëm.

Ai u shpreh se Kosova duhet ta bëjë një autopsi tjetër kurdo që Serbia e dërgon trupin e të ndjerit në Kosovë.

“Aktualisht kam përshtypjen e vetmja mënyrë është komunikimi mes mekanizmave ndërkombëtarë. Zyra ndërlidhëse në Beograd, pavarësisht insistimeve nuk ka ndonjë mundësi, dihen rrethanat. Do duhej të përfundonte autopsia nga autoritetet serbe. Bazuar në faktin se janë ngritë dilema në drejtim të mënyrës së aspekteve të tjera, duke marrë parasysh faktin që nuk kanë qenë prezent të përfaqësues të Institutit tonë të Mjekësisë Ligjore për ta bërë më të besueshëm një raport të tillë. Pavarësisht se kur kthehet trupi, me kërkesë të familjes dhe urdhër të prokurorit, të bëhet autopsia nga ana e IML-së, për t’i shuar dilemat. Raporti i autopsisë mund të mos jetë i besuar”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika