Pjesëtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari, është përzgjedhur për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili ka thënë se është e mrekullueshme të shohësh se si pjesëtarët e përkushtuar të FSK-së po marrin pjesë në një nga institucionet kryesore ushtarake në botë.
“Kam pasur kënaqësinë të takoj sot anëtaren e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari, e cila është përzgjedhur për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst. Është e mrekullueshme të shohësh më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së, duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë në MB”, ka shkruar Abott në Facebook.