Bajraktari: Punëdhënësit duhet të jenë më rigorozë për sigurinë e punëtorëve

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari, ka thënë se përgjegjësia për sigurinë e punëtorëve nuk mund t’u lihet vetëm atyre, por duhet të garantohet edhe nga punëdhënësit, inxhinierët dhe institucionet shtetërore.

Bajraktari, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, ka theksuar se pakujdesia e punëtorëve duhet të parandalohet përmes organizimit të duhur të punës, mbikëqyrjes dhe zbatimit të masave të sigurisë.

Sipas tij, mungesa e kontrolleve shtetërore ndaj punëdhënësve mund të ndikojë në krijimin e situatës aktuale, ku gjatë vitit janë shënuar raste të shumta të vdekjeve në vendet e punës.

Bajraktari u ka bërë thirrje punëdhënësve që të shtojnë kontrollet e brendshme dhe të tregojnë më shumë përkushtim ndaj sigurisë së punëtorëve, pavarësisht inspektimeve nga shteti.

“Kur thotë se pakujdesia u bie punëtorë, por këtë duhet ta kontrolloj dikush e të marrë masa dikush – madje duhet të ketë organizim të punës nga inxhinieri e punëdhënësi në këtë rast. Nëse punëdhënësit nuk kanë kontroll nga vetë shteti atëherë pasojë e kësaj vjen deri në gjendjen ku jemi dhe për një muaj nuk patëm vdekje të punëtorëve dhe ishte kënaqësi por gjatë vitit kemi pasur shumë raste. Por unë bëjë një apel ndaj punëdhënësve që pa marrë parasysh kontrolleve të shtetit punëdhënësit të kenë kontrollet e veta dhe të jenë më të përkushtuar. Punëtorët janë të pakujdesshëm, por ata që i shohin punimet duhet tua ndalojnë dhe duhet të jenë më rigoroz në punë”, u shpreh Bajraktari.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika