Bajraktari: Udhëzuesi i i Gjykatës Supreme nuk është duke u përfillur aq sa duhet

Avokati, Ardian Bajraktari ka thënë se udhëzuesi i Gjykatës Supreme nuk është duke u përfillur në masën që do të duhej

Avokati, Ardian Bajraktari

Avokati Ardian Bajraktari, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se udhëzuesi i Gjykatës Supreme nuk është duke u përfillur aq sa duhet dhe se i njëjti iu ndihmon gjyqtarëve për arritjen e caktimit të dënimit.

“Udhëzuesi i Gjykatës Supreme është një mekanizëm që iu ndohmon gjyqtarëve për arritjen e caktimit të dënimit konform mënyrës së kryerjes së veprës dhe elementeve…Kam përshtypjen se ndonjëherë nuk është duke u përfillur në masën që do të duhej”, ka thënë avokati.

Bajraktari është shprehur se ka sinjale pozitive se poltika ndëshkimore ka tentativë të rishikohet në drejtim të ashpërsimit për kategoritë e caktuara të veprave penale.

“Shto faktin këtu që në një pjesë jo e vogël e kryeve të veprave penale po rezulton të jenë recidivist që nënkupton që përveqse politika ndëshkimore nuk e ka arritur efektin e vet. Edhe masat e trajtimit brenda institucioneve korrektuese vlerësoj se duhet të rishikohen, të arrihet efekti i dënimit krahas aspektit represiv edhe preventivë parandalimi në kryerjen e veprave të tilla”, ka thënë tutje Bajraktari.

Në një linjë të drejtëpërdrejtë për të diskutuar për këtë temë ishte dhe aktivistja, Neri Ferizi, e cila ka thënë se në vazhdimësi kanë pasur kritika për vendimet gjyqësore që janë dhënë për vrasjet e grave.

Aktivistja, Neri Ferizi

“Njëherë e di që Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm, tash ka shkuar edhe në Gjykatë të Apelit, po shpresojmë që të dënohet prapë me burgim të përjetshëm. Sidoqoftë kjo nuk e zhbën dhunën…”, ka thënë Ferizi.

“Ne çalojmë shumë në aspektin e edukimit, do të bëjmë thirrje në vazhdimësi që në shkolla të ketë një lëndë të edukimit feminist, që në masë të edukohemi në përgjithësi”.

Ferizi ka thënë tutje se në shoqërinë tone ka mungesë të edukimit feminist.

“Këto dënime vetëm do t’i deciplinojnë, edhe pse nuk po kanë efiktivitet. Gjithsesi, mendoj që krimi që ka ndodhur me Marigonën, rasti i fundit i Liridonës kanë qenë të tmerrshme dhe na kanë shokuar të gjithëve dhe normalisht që dënimet duhet të jenë maksimale”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, këtë të enjte, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të dënuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, kanë dalë në Gjykatën e Apelit.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Gazmend Rexhepi, para medieve ka deklaruar se kanë kërkuar që të akuzuarit Arbër Sejdiu t’i rritet dënimi në 25 vjet burgim ose në burgim të përjetshëm.

Rexhepi ka thënë se kanë shfaqur pakënaqësi për dënimin e Sejdiut me 15 vjet burgim nga shkalla e parë.

Lexo dhe: Pala e dëmtuar kërkon që Arbër Sejdiut t’i rritet dënimi në 25 vjet apo burgim të përjetshëm

“Është njëfarë dallimi shumë i madh mes të akuzuarit të parë dhe të akuzuarit të dytë prej burgim të përjetshëm në 15 vite, përkundër që ajo dispozitë thotë që kushdo që i ofron ndihmë dikujt tjetër dënohet më butë, mirëpo konsideroj që 15 vite është pak edhe nuk ndikon në edukimin e shoqërisë që vepra të tilla të mos përsëriten”, ka thënë avokati Rexhepi.

Rexhepi ka thënë tutje se edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur ankesë, duke kërkuar që të ndryshohet aktgjykimi dhe ricilësimin e kualifikimit.

Ai është shprehur se Prokuroria ka kërkuar që edhe i akuzuari i dytë të dënohet për bashkëkryerje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika