Bajrami: 300 milionë euro të bllokuara si pasojë e masave të BE-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se afër 300 milionë euro janë të bllokuara për shkak të masave të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Sipas Bajramit, gjendja ekonomike në Kosovë po ndikohet ndjeshëm nga këto masa. Ajo theksoi se shkaku i veprimeve të Qeverisë, Kosova rrezikon të përjashtohet nga Procesi i Berlinit dhe Plani i Rritjes.

“Sa i përket gjendjes ekonomike në Kosovë… Jemi tani në vitin e dytë nën sanksionet e bashkësisë ndërkombëtare. Siç e keni parë, Qeveria po rrezikon të përjashtohet nga Procesi i Berlinit nga Plani i Rritjes. Vetëm në tre sektorë shuma e mjeteve të bllokuara për shkak të masave të BE-së është diku 293 milionë euro. Po flas ne letrën të cilën e kemi marrë vetëm njërit prej donatorëve që i afekton projekt e tyre”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika