Bajrami: 70.6% e nxënësve ende nuk i kanë të gjitha testet shkollore, përgjegjësi kryesor Kurti

Hykmete Bjarami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se edhe pas një muaji të fillimit të vitit shkollor, 70.6% e nxënësve vazhdojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se 70.6% e nxënësve edhe pas një muaji të fillimit të vitit shkollor, vazhdojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore.

Sipas saj, nuk mjafton dorëheqja e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe përgjegjësi kryesor është kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Sipas një studimi që këto ditë ka publikuar OJQ ETEA, konfirmohet ajo çfarë e kemi thënë në fillim të këtij viti se pas vendimit skandaloz të ministers së arsimit për mënyrën e subvencionimit të librave, “do të përfundoj ky viti shkollor dhe asnjëherë nuk do arrihet që të gjithë nxënësit t’i kenë të gjitha librat””, ka shkruar Bajrami.

Bajrami ka thënë se ETEA ka pyetur 506 mësimdhënës, nëse nxënësit në klasat e tyre i kanë të gjitha librat dhe se a po arrijnë mësimdhënsit të përcjellin planprogramin dhe se sipas saj, të gjeturat janë alarmante.

Të gjeturat e ETEAS-s janë:

-70.6% e nxënësve edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor 2022/23, vijojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore;

-52.6% e mësimdhënësve vlerësojnë se vendimi i MAShTI ka pasur ndikim negativ në mbarëvajtjen e procesit mësimor;

-Derisa në klasat e para rreth 48% e nxënsëve i kanë të gjitha tekstet mësimore, në klasat e pesta vetëm 16.5% e nxënsëve i kanë të gjitha tekstet mesimore;

-54.5% e mësimdhënësve nuk arrijnë ta zhvillojnë në mënyrë të rregullt procesin mësimor, duke mos arritur të përmbushin plotësisht plan-programin e tyre si pasojë e mungesës së teksteve shkollore.

“Sipas studimit ndër arsyet kryesore për mos sigurimin e teksteve shkollore, prijnë: mungesa e teksteve shkollore nëpër libraritë e qytetit; problemet me transferimin e mjeteve financiare përmes platformes eKosova; mungesa e kapaciteteve digjitale për të aplikuar në eKosova etj”, ka shkruar tutje ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika