Bajrami akuzon pushtetin: Këtë vit do të ketë nxënës që s’do t’i kenë komplet librat – Veç ju lavdëroheni me dështime

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se këtë vit fëmijët mund të mbesin pa libra

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se pas 15 vjetësh, këtë vit të ri shkollor do të ketë nxënës që nuk do t’i kenë të gjitha librat që u nevojiten.

“Mbajeni mend: Këtë vit shkollor, pas 15 viteve ka me pasë nxënës në çdo shkollë dhe në shumicën e klasave, që asnjëherë s’kanë me i pasë komplet të gjitha librat”, ka shkruar ajo.

Bajrami e ka akuzuar pushtetin duke thënë se “Veç ju lavdëroheni me dështime”.

Tutje, Bajrami i ka shtruar gjashtë pyetje që kanë të bëjnë me vitin e ri shkollor dhe problemet me tekstet shkollore:

A e dinë trumpetuesit e pushtetit sa është numri i prindërve që s’po munden fare të aplikojnë në e-Kosova?

A e dinë ata që MASHTI ka vendosur kritere përjashtuese, si ai i moshës?

A e dinë ata sa është numri i prindërve që i kanë llogaritë bankare të bllokuara?

A e dinë ata sa është numri i prindërve, të cilëve sapo t’ju dalin mjetet e librave, do t’ua marrë përmbaruesi për shkak se nuk kanë arritur t’i paguajnë me kohë faturat e ujit të ngrohjes apo ndonjë obligimi tjetër?

A mund të na tregoni se kur pritët, sipas jush, që të fillojë mësimi?

Pyesni vetën sinqerisht që duke marrë parasysh rrethanat a ka mundësi reale që ka me pasë nxënës që asnjëherë gjatë këtij viti shkollor s’kanë me arritë me i pasë komplet të gjitha librat?

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika