Bajrami akuzon qeverinë: Brenda një dite nënshkruhen 5 kontrata sekrete

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka akuzuar sërish Qeverinë Kurti se po nënshkruan kontrata sekrete.

Sipas deputetes, brenda një dite janë nënshkruar pesë kontrata sekrete teksa ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë rastet.

“Alarm, brenda një dite nënshkruhen 5 kontrata sekrete. Derisa Kryeministri Kurti vazhdon sagën e propagandës së tij të pashoqe, ku përmes manipulimit të shifrave e krahasimeve jo reale “tregon” se sa është rritë Bruto Produkti i Vendit në terma nominal (përfshi inflacionin dyshifror gjatë mandatit të tij), në krahasim me shekullin e kaluar, sejmenet e tij vazhdojnë nënshkrimin e kontratave sekrete në baza ditore”,  ka shkruar Bajrami në Facebook.

Tutje, deputetja e LDK-së pohon se vetëm sot “Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka njoftuar se janë nënshkruar edhe 5 kontrata të tilla, pra 5 kontrata sekrete për një ditë”.

Më tej, ajo ka theksuar se po dëmtohet buxheti i shtetit dhe se ka keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“I bëjmë thirrje Prokurorisë të ndërmerr masa konkrete dhe të ndëshkoj këtë lloj korrupsioni. Me këto kontrata po dëmtohet rëndë buxheti i shtetit, ka keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe po deformohet konkurrenca e drejtë në treg”, ka theksuar ajo.

Bajrami ka publikuar edhe kontratat njëburimore, që siç thotë ajo janë nënshkruar sot.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika