Bajrami akuzon qeverinë për korrupsion serioz në KEK

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shkruar se sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, KEK-u ka nënshkruar kontratën e 16 të njëburimore me të njëjtën kompani

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se korrupsioni me kontrata njëburimore nga ana e Qeverisë Kurti është duke vazhduar.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, KEK-u ka nënshkruar kontratën e 16 të njëburimore me të njëjtën kompani.

“Vazhdon korrupsioni me kontrata njëburimore. Sot, më 3 qershor 2024, sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Korporata Energjetike e Kosovës, ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore/pa publikim të njoftimit për kontratë me të njëjtën kompani. Pra, negocim direkt 16 herë me kompaninë e njëjtë”, tha ajo.

Sipas saj, me po të njëjtën kompani është nënshkruar edhe kontratë në vlerë 448 mijë e 251 euro, ndërsa sot u publikua kontrata tjetër në vlerë 443 mijë e 638 euro.

“Derisa të premten me po të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë 448, 251.13 euro, sot kontrata tjetër që u publikua nga KRPP-ja është në vlerë prej 443.638,00. Dmth. për dy muaj (qershor-korrik) shërbime të sigurimit një kompani me kontratë njëburimore merr afër 900 mijë euro”, shtoi ajo.

Deputetja Bajrami ka theksuar se ky është korrupsion serioz qeveritar, teksa ka shtuar se kryeministri Kurti dhe ministrja Artane Rizvanolli duhet të deklarohen për këto kontrata.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika