Bajrami: Buxheti i vitit të ardhshëm nuk realizohet

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami është shprehur se sipas indikatorëve ekonomikë, shanset janë të vogla të realizohet projektbuxheti në shumën që është premtuar

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se projektbuxheti për vitin 2024, prej 3.3 miliardë eurosh, nuk realizohet

“Ky buxhet nuk realizohet, ne e kemi pasur buxhetin prej 3 miliardë e 159 milionë të planifikuara edhe për vitin e kaluar, por nuk është realizuar”, ka thënë Bajrami, duke shtuar se sipas të gjithë indikatorëve ekonomikë, shanset janë të vogla që projektbuxheti i vitit 2024 të realizohet në shumën që është premtuar.

“Është vështirë i realizueshëm, sipas të gjithë indikatorëve ekonomikë, shanset janë të vogla të realizohet në shumën që është premtuar”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami është shprehur kritikuese ndaj Qeverisë, sepse sipas ish-ministres së Tregtisë, Qeveria Kurti nuk ka asnjë projekt kapital me të cilin identifikohet.

“A e dini sot se cila ishte pyetja që është parashtruar më së shumti prej deputetëve të opozitës, cili është projekti kapital me të cilin ju identifikohuni. Ne sot nuk e kemi një projekt kapital”, është shprehur deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas saj, Qeveria aktuale për 15 vjet që ishte në opozitë, ka krijuar një histori që tashmë identifikohet me të.

“Ne e dimë që për 15 vite opozitë, Lëvizja Vetëvendosje ka hyrë në histori me gazin lotësjellës, me protesta, duke i gjuajtur policët me gurë e me tulla…Këta e kanë krijuar një histori sa kanë qenë në opozitë dhe identifikohen me atë, me opozitarizmin e tyre”, ka shtuar Bajrami.

Mes tjerash, Bajrami ka shtuar se Qeveria ka premtuar 160 çerdhe, por ajo ka theksuar se nuk janë ndërtuar as 60 e as 16.

“I kanë premtuar 160 çerdhe, nuk i kanë ndërtuar as 60 e as 16. Nëse e shihni buxhetin, është përplot me çerdhe të planifikuara në këtë buxhet…Krejt janë 2-3 që priten të përfundojnë në vitin 2024”, ka theksuar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami.

Këtë të enjte është mbajtur seanca e Kuvendit, në të cilën, është shqyrtuar projektbuxheti për vitin 2024.

Opozita nuk është pajtuar lidhur me këtë çështje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika