Bajrami e ashpër me Qeverinë: Rritja e pensioneve një tentativë për të blerë vota

Deputetja Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar vendimin e Qeverisë për të rritur pensionet për 20 për qind

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar ashpër vendimin e Qeverisë së Kosovës për të rritur për 20 për qind pensionet, duke e quajtur atë një “tentativë për të blerë vota” dhe një “skemë të korrupsionit publik”.

Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami shprehu shqetësimin se rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe shpërndarja e taksave të qytetarëve, në kohë fushate paraelektorale, tregon se Qeveria nuk ka prioritetin e duhur për qytetarët.

Kurti njofton rritjen e të gjitha pensioneve për 20 për qind

“Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik.

Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje.

Rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftueshme sepse vetëm norma e inflacionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika