Ish-ministrja e Financave dhe njëherësh deputete nga radhës e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Muratit.
Bajrami tha se ministri Murati, “i cili thotë se i ka shpërndarë 800 milionë euro ndihma qytetarëve dhe bizneseve, që dy vite, e i cili nuk e ka guximin ta publikoj asnjë listë të top 50-përfituesëve, të ‘200 masave të tij”, sot paska renditur një mal me të pavërteta për konferencën e LDK-së”.
Sipas saj, Murati nuk ka marrë që 2 vite as një vendim për avancimin dhe përmirësimin e politikave fiskale.
“Minister, mos thuaj të pavërteta! Bizneseve as nuk ju ke rritë tatimin e as nuk përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit. Minister, që dy vite as edhe një vendim të vetëm nuk e ke marrë për avancim dhe përmirësim të politikave fiskale, thjeshtë po bën punën e një kontabilisti, po të pëlqen të kesh bilanc pozitiv, po i varfëron qytetarët përmes tatimeve dhe mandej po bën sikur po i shpërblen ata me nga 50 e 100 Euro”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka thënë se asnjë shtet nuk është zhvilluar me politikën e lëmoshës.
Këto deklarata të Bajramit pasojnë deklaratat e ministri Murati disa orë me herët, i cili tha se së propozimi i tij që që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë është kundërshtuar nga opozita, respektivisht, nga LDK-ja.
“…me qindra biznesmenë, ndërtimtarë e tregtarë, ku me vlerësimin që po kërkon opozita, secili do të paguante mijëra euro më pak”, ka theksuar Murati, duke shtuar se “Sidomos bizneset ndërtimore, të cilat kanë në pronësi me qindra banesa që i mbajnë pa shitur, në mënyrë që artificialisht të mbajnë çmimet e larta për banes”.
E këto përfitime të bizneseve, sipas Bajramit ministri i ka lidhur gabimisht me propozimet e LDK-së, duke publikuar disa dëshmi “që Departamenti i Tatimit në Pronë, MFPT, në vlerësimin e fundit nuk i ka prekë fare bizneset, sepse ka qënë vlerësim për pronat rezidenciale. Bizneseve as nuk u është rritë tatimi e as nuk do të përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit”.
“Pezulloje vlerësimin ashtu siç ta kemi kërkuar e mos thuaj të pavërteta! Shih foto 1. E-mail i dërguar nga Ministria te komunat, foto 2, kartela e një hipërmarketi i cili tatimin në vitin 2023 e ka të njëjtë si në vitin 2022”, ka thënë Bajrami.