Bajrami e LDK-së reagon ndaj videos së LVV-së

Përmes një sërë pyetjesh të shtruar me sarkazëm, ajo ka drejtuar kritika të ashpra ndaj LVV-së në aspekte të ndryshme të performancës së tyre, duke përfshirë ekonominë, punësimin, qëndrimin ndaj korrupsionit, politikat e tatimeve, politikat sociale, situatën në veri të vendit dhe shumë aspekte të tjera

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë duke thënë se janë “të korruptuar dhe krenarë”.

“Video produksioni i Qeverisë/LVV ka harru ta cekë “se sot për herë të parë është data 28 gusht 2023” dhe ata po i afrohen fundit të mandatit qeverisës”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami e ka akuzuar pushtetin duke thënë se çuditet kur bëhet fjalë për rritje ekonomike duke shkruar “ani lulzim ekonomik”.

Tutje, Bajrami i ka shtruar njëzet e shtatë pyetje që kanë të bëjnë me pushtetin aktual dhe problemet me të cilat po ballafaqohet. Më poshtë gjeni pyetjet e saj:

“- Sa ditë ju bënë Kosovës nën sanksione?, – Cili është dëmi ekonomik dhe politik që i keni shkaktu vendit, duke e vënë nën sanksione?, – Sa është zvogëlu eksporti i mallrave?, – Me çfarë deficit tregtar e keni mbyllë vitin 2022?, – Si lavdëroheni me inflacion, derisa qytetarët mezi mbyllin muajin?, – Sa tenderë njëburmorë keni nënshkru?, – Sa tenderë ju keni dhanë miqëve e dashamirëve ?, – Prej kur korrupcioni është trillim? – jeni zënë në flagrancë.

– Sa e keni rritë tatimin në pronë?, – A e keni bë TVSH-në zero në produkte bazë siç keni premtu?, – Sa qytetarë të këtij vendi kanë ikë nga këtu?, – Sa punëtorë të administratës shtetërore e kanë lënë punë?, – Sa policë e kanë lënë punën?, – Sa mjekë kanë ikë jashtë shtetit?, – Sa ushtarë të FSK-së detyrohen të punojnë kamarier, në mbrëmje se nuk ju mjafton paga për ta mbajtë familjën?, – Sa është rritë çmimi i energjisë elektrike?, – Sa qerdhe i keni ndërtu?, – Sa qifte të reja i keni bë me banesë?

– Sa sovranitet ka në veri sot?, – Sa ditë ju bënë Lulzim Hetemit në komunë?, – Çka ka përfitu Kosova nga qendrimi i tij brenda një ndërtese ?, – Sa njohje të reja i keni sjellë vendit?, – Sa fëmijë do të ngelin pa libra këtë vit?, – Sa orë mësim do të humbin?, – Sa ligje i ka rrëzu kushtetusja deri tani?, -Sa ministra e kanë shkelë kushtetutën?, – Sa ministra e kanë shkelë ligjin?”.

Ndryshe, ajo ka përfunduar duke thënë se pret “përgjigje me video” për këto pyetje.

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video në Facebook, nën titullin “Zhvillimi dhe drejtësia shkojnë bashkë”, ku lavdëron Qeverinë Kurti për punët e saj, teksa hedh kritika dhe akuza ndaj opozitarëve.

Sipas LVV-së, “ekonomia shënoi progres të paparë” nën udhëheqjen e Qeverisë Kurti.

Mes tjerash, LVV-ja thotë se zhvillimi ekonomik gjatë Qeverisë Kurti dhe krijimi i vendeve të reja të punës “nuk iu pëlqeu humbësve dhe zhvatësve të këtij vendi, atyre që prej qeverisjes tonë u është ndalur çezma e po u rrezikohet pasuria e paligjshme”.

“Për herë të parë u tejkalua shifra 400 mijë vende aktive të punës. Mbi 40 mijë vende pune u hapën. Mbi 330 vende të lira pune janë sot në platformën Superpuna. Investimet e huaja kaluan shifrën mbi  500 milionë euro, dogana mblodhi mbi 1 miliard euro. Rezervat shtetërore u ngritën në 25 milionë euro. Rrugët nacionale u zhbllokuan”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika